Me mbylljen e serialit “Daredevil” fansat mbetën pa fjalë dhe bënë edhe presione tek “Netflix” që të ndërronte mendje dhe tek “Disney” që të mirëpriste serialin në platformën e tij “Disney+”. Tani ka ardhur një peticion nga aktori Vincent D’Onofrio për të shpëtuar këtë serial.

D’Onofrio, i mbetur në zemrat e spektatorëve të “Daredevil” për interpretimin e tij të personazhit negativ Mr. Wilson Fisk/Kingpin, shpërndau në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” linkun që të çon në faqen SaveDaredevil.com, e dedikuar plotësisht ‘lëvizjes’ që po përpiqet të risjellë në jetë ketë serial.

Source: Televizion