“Breath of the Planet” është projekti sensibilizues për problemet e ambientit, pjesë e të cilit u bë dhe pianisti rus Pavel Andreev. Në vend që ta jepte koncertin në një vend të jashtëzakonshëm, zgjodhi të performonte mbi një mal me mbeturina në Shën Pjetërburg. Pianoja u pozicionua mbi grumbullin e mbeturinave dhe gjatë performancës ishte edhe një makineri që shkarkonte edhe më shumë. Çështja e mbeturinave është një argument tepër i diskutueshëm në Rusi dhe vendgrumbullimi i tyre në Moskë u bë shkak për protesta nga popullsia lokale.

Source: Tendence