Tom Hanks pritet të interpretojë Geppetto-n në versionin live-action të “Pinocchio”, i “Disney”, xhirimet e të cilit pritet të nisin vitin e ardhshëm. Aktori është në bisedime për rolin e marangozit nga duart e të cilit merr formë kukulla që ëndërron të bëhet fëmijë i vërtetë.

Filmi do të ketë për regjisor Paul King dhe Simon Farnaby si skenarist. Ndërsa producenti i tregimit të Carlo Collodi-t do të jetë Chris Weitz.

Nuk është hera e parë për Tom Hanks që përfshihet në një prodhim të “Disney”. Aktori është zëri i Woody në filmat e animuar “Toy Story”, si dhe ka interpretuar Walt Disney në “Saving Mr. Banks”, film ku kanë qenë të angazhuar edhe Emma Thompson e Colin Firth.

Source: Televizion