Dhe më në fund u zbulua se nga vjen doktori Spok i serialit “Star Trek”. Një takim mes shkencës, fantashkencës dhe trillimit i prin zbulimit të fundit të një planeti jashtë sistemit tonë diellor, që rrotullohet rreth një ylli jo shumë larg Tokës, HD 26965.

Një planet, ekzistenca e të cilit ende duhet të konfirmohet, ndodhet rreth 16 vite dritë larg nesh, njësoj si Vullkani, që në aventurat e “Enterprise”, ishte vendi i origjinës së personazhit të interpretuar nga Leonard Nimoy.

Planeti u zbulua falë një teleskopi të përdorur nga “Dharma Planet Survey”, një projekt kërkimi për të gjetur planetë të vegjël jashtë sistemit diellor pranë yjeve të ngjashëm me Diellin.

Source: Tendence