Një poster i ri për filmin “Creed 2” tregon Adonis Creed duke u përgatitur që të përballet me Viktor Drago. “Creed 2” është filmi i tetë i sagës “Rocky” ku Adonis do të ndeshet me djalin e njeriut që i ka vrarë babain.

Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të marrin përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan, do të jetë protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Filmi do të shfaqet nëpër kinema prej 21 nëntorit 2018. Sylvester Stallone, interpretuesi historik i Rocky-y, drejtoi këtë seri të dytë në vend të Ryan Coogler, i cili ishte regjisori i filmit të tre viteve më pare. Për filmin “Creed”, Stallone mori një nominim për “Oscar”, si aktori më i mirë joprotagonist dhe fitoi “Golden Globe” për të njëjtën kategori.

Source: Televizion