“Creed 2” është zyrtarisht kampioni në Box Office për filmat “Rocky” falë fundjavës hapëse më të mirë të këtij ekskluziviteti. “Creed 2” arriti të arkëtojë 35.2 milionë dollarë, duke kaluar atë të “Creed” me 26.9 milionë.

Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të marrin përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan, do të jetë protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Filmi do të shfaqet nëpër kinema prej 21 nëntorit 2018. Sylvester Stallone, interpretuesi historik i Rocky-y, drejtoi këtë seri të dytë në vend të Ryan Coogler, i cili ishte regjisori i filmit të tre viteve më pare. Për filmin “Creed”, Stallone mori një nominim për “Oscar”, si aktori më i mirë joprotagonist dhe fitoi “Golden Globe” për të njëjtën kategori.

Source: Televizion