“Doktorët e kanë këshilluar Mick mos të shkojë në turne në këto momente, pasi ka nevojë për kura mjekësore…”. Me një komunikatë shtypi, “Rolling Stones” njoftuan fansat se do të shtyjnë turneun “No Filter”, parashikuar për në pranverë në Amerikën e Veriut, pasi Mick Jagger nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet se cilat janë problemet e këngëtarit, që në rrjetet sociale siguroi fansat, duke shkruar: “Më vjen shumë keq për të gjithë fansat në Amerikë e Kanada për biletat e blera. Ndihem keq që na duhet të shtyjmë turneun, por do të përpiqem fort për t’u rikthyer në skenë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Fansat u këshilluan t’i ruajnë biletat, të cilat do të jenë të vlefshme për spektaklet e riprogramuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mick Jagger (@mickjagger) on Mar 30, 2019 at 6:00am PDT

Source: Tendence