Departamenti i Kërkimit dhe Zhvillimit në “BBC” po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar zyrën e programacionit të hapin burime të vlefshme nga biblioteka e gjerë.

BBC 4.1 Artificial Intelligence TV do të ketë dy net me programacion eksperimental, përfshirë një serial pjesërisht realizuar me IA, në fillim të shtatorit.

Do të ketë programe të reja dhe klasike që do të eksplorojnë inteligjencën artificiale, si “Made by Machine: When AI met the arshive” dhe “The Joy of AI”.

IA-ja është përdorur edhe për të zbuluar një sërë filmimesh të fshehura në arkivin e pasur të “BBC”-së, që do të shfaqen si pjesë e BBC 4.1 AI TV.

Inteligjenca artificiale ka parashikuar se çfarë i pëlqen publikut të “BBC”-së, në bazë të orareve dhe përmbajtjes së programeve të mëparshme, dhe i ka renditur sipas rëndësisë së tyre.

Source: Teknologji