Ditë më parë u spekulua për një zënkë ndërmjet Liam Gallagher dhe të dashurës së tij, Debbie Gwyther, e cila kishte degjeneruar në dhunë fizike. Sipas raportimeve në media, rokeri anglez e kishte kapur për fyti partneren e tij, gjë që ai e hodhi poshtë përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Megjithatë, tani janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë (CCTV) në Chiltern Firehouse, ku ka ndodhur incidenti. Aty shfaqet këngëtari teksa largohet nga e dashura e tij, e cila vazhdon ta ndjekë. Në atë moment, Gallagher kthehet dhe e kap për fyti Debbien duke e shtyrë prapa.

Source: Tendence