“John Wick” është bërë një nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe prej pak kohësh kanë nisur edhe xhirimet e kapitullit të tretë. Data e premierës së filmit, që do të jetë më 17 maj të vitit 2019. Tashme është publikuar edhe fotografia e re e këtij kapitulli, ku shihet John duke u lutur për ndihmë.

John Wick (Keanu Reeves) është në arrati për dy arsye…ai po kërkohet botërisht me kontratë të hapur prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij dhe sepse theu një rregull, duke vrarë në hotelin ‘Continental’. Viktima ishte një anëtar i High Table, i cili urdhëroi kontratën e hapur. John duhet të ishte ekzekutuar, por falë ndihmës së menaxherit të ‘Continental’, Winston i dha një ore kohë përpara se t’i merrej anëtarësia, duke e ndaluar nga të gjitha shërbimet. John përdor industrinë e shërbimit për të mbetur i gjallë, ndërsa lufton duke vrarë gjatë largimit të tij nga New York”.

Source: Televizion