Është publikuar traileri i shkurtër i dramës biografike, “First Man”, në të cilën Ryan Gosling luan rolin e Neil Armstrong, njeriut të parë që ka shkelur në Hënë.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Damien Chazelle, i cili në vitin e kaluar e fitoi çmimin “Oscar” me “La La Land”.

Në projektin e ri, ai është përpjekur të tregojë se si është dukur një prej misioneve më të rrezikshme në histori të njerëzimit.

Nderin për ta portretizuar legjendarin Armstrong, i cili eci në Hënë në vitin 1969, e ka Ryan Gosling, i cili po ashtu ka luajtur në filmin e Chazelle, “La La Land”.

Krahas tij, në “First Man” luan edhe Claire Foy (në rolin e gruas së Armstrong, Janet), Pablo Schreiber, Christopher Abbott, Ciaran Hinds, Ethan Embry dhe shumë të tjerë.

Filmi i zhanrit dramë do të jepet premierë më 12 tetor në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër kinema në të gjithë botën.

“Blade Runner 2049” është filmi i fundit në të cilin ka aktruar Gosling e që është lançuar në vitin 2017.

Source: Televizion