Jon, Sansa e Arya shihen në trailerin e ri të “frikshëm” të sezonit të tetë e të fundit të serialit “Game of Thrones”.

Sezoni i ri e i fundit i serialit shumë të pëlqyer “Game of Thrones” do të ketë premierën më 15 prill, ka konfirmuar shtëpia prodhuese e saj, HBO.

I krijuar nga dirigjuesi David Nutter, në trajlerin i ri të “Game of Thrones”, shihen tre protagonistët e sezonit të fundit, Jon Snow, Sansa e Arya Stark në një dhomë të mbushur me statuja të udhëheqësve e familjarëve të tyre në shtëpinë Winterfell.

I adaptuar nga novelat e George RR Martin, seriali “Game of Thrones” ka arritur një sukses të madh për shtëpinë filmike HBO, duke arritur audiencën më të madhe internacionale ndonjëherë e duke fituar disa çmime që nga lançimi i tij, më 2011-n.

Source: Televizion