Ai është filmi serial italian më i suksesshëm i viteve të fundit. I bazuar në librin me të njëjtin titull, “Gomorrah” të Roberto Savianos, bashkëprodhim i “Sky Atlantic”, “Fandango”, “Cattleya” dhe “Beta Film”, ai është shitur në mbi 120 vende në të gjithë botën. Sezoni i katërt i “Gomorra” do të nisë transmetimin në mars 2019, në “Sky Atlantic”, në Itali. Tani është publikuar edhe traileri i shumëpritur nga fansat i këtij sezoni, të cilin keni mundësi që ta shikoni më poshtë.

Source: Televizion