Vrasje e reperit amerikan është kapur nga kamerat e sigurisë të një lokali përballë. Në video shihet XXXTentacion duke hyrë në dyqanin për motorë e pas tij e kanë ndjekur vrasësit që më pas e kanë sulmuar. Kur Xxxtentacion ka hyrë në veturën e tij, ata e kanë ndalur në rrugë dhe e kanë sulmuar me armë zjarri. Më pas, njëri nga të dyshuarit madje ka hyrë në veturë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, duke marrë me veti një çantë Louis Vuitton dhe para me vlerë 50 mijë dollarë. Kjo video është treguar për herë të parë në sallën e gjyqit, ku po gjykohen katër të akuzuarit për vrasjen e reperit.

Source: Tendence