Viti i ardhshëm rrezikon të jetë pa asnjë film të ri nga Woody Allen. Në pritje të publikimit të veprës së tij të fundit “A Rainy Day in New York”, i parashikuar në dhjetor të këtij viti, nuk ka asnjë film të ri në vitin 2019. Kjo është hera e parë në 44 vitet e fundit. Në ‘Internet Movie Database’ ka një projekt të Woody Allen, por në vitin 2020.

“Woody-t i pëlqen puna. Nuk merr kurrë pushime. Por, këtë vit do të marrë kohë të lirë deri kur të gjejë dikë që e mbështet”, deklaruan përfaqësuesit e tij, duke mohuar se pas qëndrojnë motive ekonomike.

Source: Televizion