“Rai 4K” nuk është më kanal eksperimentues, por do të bëhet i përhershëm, me programacion që do të mbulojë 24 orë në 24.

“Rai” synon që të transmetojë në këtë kanal eventet më të mëdha sportive, filmat fiction dhe programet më të suksesshme të këtij televizioni.

“Jemi të lumtur që mbështesin “Rai 4K” që nga krijimi i tij dhe kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm. Është një hap historik i televizionit italian”, -thanë përfaqësues të “Eutelsat”.

Source: Teknologji