“BBC”-ja ka realizuar të parin film të shkurtër komedi me realitet virtual, një spinoff i serialit “People Just Do Nothing”, i “BBC Three”.

Filmi në realitet virtual, që zgjat rreth 5 minuta, e vendos spektatorin në qendër të një skene me personazhet e serialit komedi, që përqendrohet te ndodhitë në radion pirate “Kurupt FM”.

Në film, spektatori është shefi i një shtëpie diskografike që është rrëmbyer nga MC Grindah i “Kurupt FM”, DJ Beats e Chabuddy G. Ata mundohen ta bindin shikuesin protagonist të firmosë një kontratë me shtëpinë e tij diskografike.

“Ky film i shkurtër është një shembull i shkëlqyer se sa argëtues mund të jetë realiteti virtual”, deklaroi Zillah Watson, shefi i “BBC VR Hub”.

“People Just Do Nothing” në realitet virtual është i disponueshëm në aplikacionin “BBC VR” për “Oculus Go” dhe “Samsung Gear VR”.

Source: Teknologji