Rihanna pritet të bashkëpunojë me Colin Kaepernick, pasi refuzoi ofertën për të kënduar në ceremoninë në pushimin e ndeshjes së Super Bowl 2019, në mbështetje të yllit të NFL-së.

Këngëtarja nga Barbadosi e refuzoi ofertën sepse nuk bie dakord me vendimin e NFL-së për të gjobitur lojtarët që gjunjëzohen gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar. Ish-mbrojtësi i San Francisco vendosi që në vitin 2016 të gjunjëzohej gjatë himnit kombëtar, për të nxjerrë në pah pabarazinë racore.

Tani, Rihanna është në bisedime me Kaepernick për t’i çuar gjërat një hap më përpara dhe për të bërë ndryshime pozitive, në një formë argëtuese dhe të fuqishme, gjithçka në emër të drejtësisë në reformat sociale.

Në media përflitet se bashkëpunimi lidhet me një prej videoklipeve të këngëtares.

Source: Tendence