Vitet e fundit ka pasur një tendencë të veçantë në kinematografi, që tani po përhapet edhe te serialet televizive, duke u hapur drejt remake, reboot, spinoff, prequel e sequel. Sigurisht, personat e pasionuar pas një filmi apo seriali janë vërtet të kënaqur të shohin më shumë prej tyre, por a është vërtet e nevojshme?

Sipas ekspertëve, përgjigjja është “jo”, ndryshe nuk do të kishte kaq shumë dështime në arkëtime.

Janë shtuar universet, si ai “Marvel”, ose sagat, si “Star Wars”, por një ndër dështimet më të mëdha në këtë drejtim ishte ribërja e “Baywatch”. Në disa raste edhe ka funksionuar, si “IT”, por sipas statistikave, publiku që shkon në kinema në shumicën e rasteve del i pakënaqur.

Sigurisht që Hollywood-i shikon te remake, reboot, spinoff, prequel e sequel një burim të thjeshtë fitimi, por duket qartë që publiku është i mërzitur, sidomos për ribërjet dhe risjelljet e filmave. Sërish sipas ekspertëve, me sa duket në Mekën e Kinemasë kanë shteruar idetë.

Por, ka edhe shumë histori interesante dhe të reja dhe që në kinema po dalin filma që me siguri do të bëhen gurë themeli në historinë e kinemasë, por gjithashtu rrethohen nga filma jo me shumë cilësi.

Source: Televizion