Një reper nga Georgia e SHBA-së është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka përdhunuar një grua, e cila e identifikoi si sulmues pas gjashtë vitesh. Antonio White, 54 vjeç, u identifikua nga viktima në vitin 2013 në një stacion treni në qendër të Atlantas. “Ajo iu hodh sipër dhe filloi të bërtiste derisa e arrestoi policia“, tha zyrtar Fulton Paul Howard. Prokurorët pohojnë se ai sulmoi seksualisht edhe disa gra të tjera në zonë. Incidenti ndodhi ndërsa gruaja po ecte për të hipur në një tren në vitin 2007. Ai i ofroi asaj që ta çonte aty ku kishte nevojë dhe ajo pranoi pasi e njihte si fqinj nga lagja e vjetër ku banonte. Në vend që ta çonte në destinacionin që dëshironte, Antonio e futi në një shtëpi të braktisur ku e përdhunoi.

 

Source: Tendence