Një raper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin e tij. Jon James McMurray po filmonte një veprim të rrezikshëm për një video të re muzikore në krahun e aeroplanit kur ra poshtë.

34-vjeçari kishte parashutë, por nuk pati kohë që ta tërhiqte sepse ishte mbërthyer në krahun e avionit për një kohë të gjatë. Në momentin kur u shkëput nga aeroplani ishte shumë afër tokës dhe Jon u përplas në tokë. Menaxheri i tij  tha se reperi ishte përgatitur për këtë veprim për muaj dhe ishte trajnuar intensivisht.

Source: Tendence