Reperi i Afrikës së Jugut Jabulani Tsambo, i njohur gjerësisht si HHP, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Gruaja e tij e ka konfirmuar lajmin e hidhur për mediat lokale. Artisti i vlerësuar me çmime, njihet për refuzimin e këndimit në gjuhën angleze, në një kohë kur shumica e artistëve ishin drejtuar tek stili amerikan.

Mijëra afrikano-jugorë kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin familjarët e tij. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë konfirmuar, por është zbuluar që HHP ka pasur probleme me depresionin kohët e fundit.

Source: Tendence