“BBC” publikoi foton e parë të serialit të ri “MotherFatherSon”, me protagonist kryesor Richard Gere, i cili rikthehet në televizion pas 25 vjetësh. Xhirimet janë duke u zhvilluar në Londër dhe episodet pritet të transmetohen në “BBC Two” gjatë vitit 2019.

Me skenar të Tom Rob Smith dhe regji të James Kent e Charles Sturridge, “MotherFatherSon” është një dramë psikologjike me intriga lojërash pushteti.

Richard Gere është një biznesmen i fuqishëm dhe karizmatik që drejton agjencinë e vet që operon në fushën e medies, me seli në Londër dhe në të gjithë botën. I biri Caden (Billy Howle) kujdeset për gazetën britanike të të atit, por rrezikon të vërë në krizë të ardhmen e familjes me stilin e tij vetëshkatërrues.

Gere e nisi karrierën në vitet ’70 me role në televizion, me filma e seriale si “Kojak”. Roli i fundit në ekranin e vogël ishte në vitin 1993, në filmin “And the Band Played On”.

Source: Televizion