Këngëtarja Rihanna i ka shkruar kancelares gjermane Angela Merkel, në “Twitter”.

Përveç këngëve, tani ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore  e organizatës “Partneriteti Global për Arsimin”, që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim.

Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por, sipas këngëtares, Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës.

Rihanna  i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë.

Në postimin e saj shkruan:

“Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë. Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim”.

Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.

https://t.co/pQsqivFgMU

Source: Tendence