“Black Eyed Peas”, grupi i përbërë nga apl.de.ap, will.i.am e Taboo, rikthehen pas 8 vjetësh në skenën muzikore me një album të ri.

“Masters of The Sun” pritet të dalë më 12 tetor, i paraprirë nga kënga “Big Love”, e cila është konsideruar si një himn i dashurisë dhe tolerancës.

Rikthimi i grupit do të jetë i fuqishëm, pasi po përgatisin edhe turneun europian.

“Black Eyed Peas” kishin 8 vjet që nuk publikonin një album. I fundit ishte “The Beginning”, qëkur pjesë e grupit ishte edhe Fergie, e cila u largua pak kohë më parë.

Source: Tendence