Për herë të parë pas shtatë vitesh, “Spice Girls” u rikthyen në skenë në Dublin. Megjithatë grupi i famshëm i vajzave zhgënjeu fansat të cilët u ankuan për tingujt e tmerrshëm gjatë performancës.

Më shumë se 70.000 fansa u mblodhën për të parë Emma “Baby Spice” Bunton, Geri “Ginger Spice” Halliwell Horner, Melanie “Sporty Spice” Chisholm dhe Melanie “Scary Spice” Brown duke performuar hitet e tyre më të mëdha.

Shumë u ankuan se ishte muzika më e keqe që dëgjuan ndonjëherë dhe se shumë njerëz u larguan nga koncerti.

Source: Tendence