Pas disa kohësh mungese në ekran, “E Diell” rikthehet në “Top Channel”, kësaj here me moderatorë të rinj dhe plot surpriza.

Programi maratonë, që pritet të mbërthejë shikuesit para ekranit, vjen së shpejti në shtëpinë e gjithë shqiptarëve me një të diel ndryshe.

Përmes një klipi të publikuar, Edi Manushi duket se do të jetë prezantuesi i këtij programi argëtues. Gjithashtu, mendohet se moderatoret që do ta shoqërojnë do të jenë Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari.

Source: Televizion