“Scream” është një nga filmat kult të horrit të viteve ’90 dhe tani vjen një lajm i mirë për fansat. Raportohet se “Blumhouse” ka nisur punën për filmin e ri, por për momentin nuk ka detaje të reja rreth këtij projekti. Në qendër te historisë është një vrasës serial misterioz i quajtur Ghostface (fytyrë fantazma), i cili i vret viktimat e tij me thikë.

“Scream”, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, e pati premierën për herë të parë në vitin 1996 dhe suksesi i tij bëri që të realizoheshin edhe 3 filma të tjerë, duke arkëtuar në total 608 milionë dollarë.

Source: Televizion