“Fast and Furious 9” po bëhet më i madh dhe më i mirë, duke rikthyer një fytyre mjaft familjare. Filmi i nënte i sagës së famshme do të debutojë në ekranin e madh në vitin 2020. Vin Diesel njoftoi se do të rikthehet Jordana Brewster, e cila luan rolin e Mia Torettos. Mia Torreto nuk është parë në ketë film që në vitin 2015, ku luajti për herë të fundit në “Furious 7”. Tani mësohet se xhirimet e këtij projekti të shumëpritur do të bëhen edhe në Londër, një rikthim në kryeqytetin britanik që nga “Fast and Furious 6”.

Me një shumë prej rreth 5 miliardë dollarësh, “Fast and Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë në të gjitha kohërat, është shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë.

Source: Televizion