“Mary Poppins Returns”, filmi i ri “Disney”, me regji të Rob Marshall, i la pa fjalë ata të cilët mundën ta shikonin paraprakisht në një event në “AMC Century City Theatre”.

“Regjisori Rob Marshall ka realizuar një kryevepër në përditësimin e një prej historive më të dashura të të gjitha kohërave”, -tha drejtuesi i një shtëpi prodhimi. “Është një histori joshëse, një film i gëzueshëm, me këngë alegro, koreografi mbresëlënëse dhe skena të animuara mahnitëse. “Disney” krijoi edhe njëherë një film për familje që do të zgjasë ndër vite”.

Një tjetër drejtues shtëpie prodhimi deklaroi: “Është absolutisht filmi im i preferuar i vitit. Jam rritur me Mary Poppins dhe adhuroj gjithçka nga filmi origjinal, por edhe ky adaptim është i mrekullueshëm”.

Një tjetër figurë e njohur, e pranishme në event, deklaroi: “”Mary Poppins Returns” risjell të gjitha mrekullitë dhe magjitë e filmit origjinal, duke shtuar nivele të reja si në muzikë, në këngë dhe në imazhe, që të lënë pa frymë. Filmi do të jetë, padyshim, i preferuari i periudhës festive të fundvitit. Urime, Rob Marshall”!

 

 

Source: Televizion