Në “Sky Atlantic” sapo ka nisur sezoni i katërt i “Gomorra“ dhe aktori Salvatore Esposito, një ndër personazhet kryesorë, lançoi në “Instagram” sfidën “#GomorraChallenge”.

“Për të gjithë fansat hapim sfidën “#GomorraChallenge”, për të dërguar videot tuaja me temë serialin. Bëhuni pjesë dhe thoni frazën tuaj të preferuar të “Gomorra”-s”.

Disa personazhe të njohur italianë të ekranit Fiorello, Alessandra Amoroso, Andrea Pirlo, dërguan videon e tyre argëtuese, të cilat u publikuan në kanalin “Instagram Tv” të Salvatore Esposito.

Në video spikat prania e disa personazheve që kanë humbur jetën në serial, të cilët “u ringjallën” me këtë rast. Bie në sy Scianel, interpretuar nga Annalisa Magliocca, që i dërgon një paralajmërim Genny-t: “Ajo është gjarpër, mos i beso”. I referohet Patrizia-s, që e vrau në episodin e fundit të “Gomorra 3”.

Ndërsa O’ Track, Carmine Monaco, thotë: “Po vijnë. Ma thanë mua. Rini të qetë”. Një tjetër i vdekur i “Gomorra”-s, Malammore (Fabio De Caro), thotë në video: “Tani rini të qetë, nisi “Gomorra””.

Source: Televizion