Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën. Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Por, treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max.

Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të SHBA-së, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lançuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e albumit të David Guetta-s me hitin që po dëgjohet kudo, “Let It Be Me”. Kënga e saj “Sweet but Psycho”, e publikuar në gusht të këtij viti, ishte në krye të top-listave për këngët më të dëgjuara në Suedi.

Source: Tendence