Rita Ora është bërë pjesë e një fushate kundër ngacmimeve në internet, organizuar nga “Rimmel London”.

Ora dhe modelja e aktorja Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi të tillë, kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

“Na ndihmoni të ndalojmë bullizmin online. Së bashku jemi më të fortë”, -shkroi Rita në faqen e saj në “Instagram”.

Source: Tendence