Rita Ora rrëfeu për “The Telegraph” si u largua nga Kosova bashkë me familjen e saj për të shpëtuar nga lufta.

Unë ngre zërin tim, jo që të bërtas, por në mënyrë që ata që nuk kanë një zë, të dëgjohen. Këto fjalë nga e guximshmja Malala Yousafzai do të thonë shumë për mua. Besoj se të gjithë ne kemi përgjegjësinë për të përdorur mundësitë dhe pikat e forta që kemi. Duhet të ngremë të tjerët lart, në mënyrë që askush të mos lihet pas.

Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim.

Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua.

Më vonë, gjatë asaj dekade, një luftë brutale filloi ku mbetën të vrarë 13.500 njerëz dhe 1.2 milionë persona u detyruan të largoheshin.

Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime.

Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot. Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja!”, deklaroi këngëtarja e famshme.

Source: Tendence