Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka festuar karnavalet në Londër së bashku me miqtë e saj. 27-vjecarja u shfaq me flokë ngjyrë lejla të bëra gërshet për t’ju përshtatur atmosferës ashtu siç bëhet edhe në Brazil. Ora ka marshuar rrugëve të Londrës duke kërcyer e kënduar madje nuk ka harruar të mbajë në supe flamurin shqiptar duke e valëvitur atë me krenari.

Gjesti i saj po komentohet shumë dhe fansat  janë lumtur nga ky veprim. Kujtojmë se pak ditë më parë në “MTV VMA”, pasi rrëmbeu çmimin për hitin e saj “Lonely Together”, në prapaskenë Rita bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

 

Source: Tendence