Një Camaro e frymëzuar nga Capitan America, kjo është dhurata që Robert Downey Jr. i bëri mikut dhe kolegut Chris Evans. Makina u prezantua për herë të parë në publik në një episod të “Garage”, seriali i ri televiziv i Jay Leno.

Prezantuesi historik televiziv amerikan nuk është më simboli i “The Tonight Show”, por protagonisti i një seriali televiziv, ku flet për makina, motorë unikë dhe takon pronarë dhe krijues të tyre.

Në episodin e fundit u prezantua një Camaro e personalizuar që aktori i “Iron Man” krijoi për mikun dhe kolegun e “Avenger”, frymëzuar nga figura e Captain America.

Source: Tendence