Sylvester Stallone më në fund sqaroi një ndër gabimet më të dallueshme të filmit të parë “Rocky”. Bëhet fjalë për ngjyrën e pantallonave të përdorura nga Balboa në ring, në ndeshjen finale me Apollo Creed.

Fillimisht u mendua se skena ku Balboa i vë në dukje promotorit se ngjyra e pantallonave të tij në manifest është e gabuar (të kuqe me viza të bardha) u xhirua për të mbuluar gabimin e produksionit në realizimin e banerit. Tani, pas kaq vitesh, Stallone, me një postim, sqaron gjithçka.

Zgjedhja ishte e tij. Sly vendosi në moment të fundit për të ndryshuar ngjyrën e pantallonave: “Super e rrallë. Sapo e kam gjetur. Kjo ishte ngjyra origjinale e pantallonave që Rocky duhet të vishte në ndeshjen e parë me Apollo. Por, i ndërrova në moment të fundit”. Pra, asnjë gabim produksioni, vetëm një zgjedhje e Stallone.

Source: Televizion