Regjisori Ron Howard po realizon një film dokumentar mbi Luciano Pavarotti-n, tenori i jashtëzakonshëm italian, i cili u nda nga jeta në vitin 2007.

Howard do të mbledhë të gjithë skuadrën që realizoi dokumentari muzikor “The Beatles: Eight Days A Week – The Touring Years”, i dalë në vitin 2016. Sipas “Deadline”, projekti është në fazë produksioni dhe skuadra e Howard ka liri veprimi në arkivin e familjes Pavarotti, që nga intervistat deri te performancat live.

“Personaliteti i Pavarotti-t dhe zëri mahnitës bënë që të merrte duartrokitjet botërore gjatë gjithë karrierës. Mbi të gjitha, çoi muzikën klasike te njerëzit. Është e pabesueshme që kanë kaluar rreth 10 vjet nga ndarja e tij nga jeta. Përmes këtij filmi, patëm fatin të rizbulonim magjinë dhe anën njerëzore pas artit të tij. Shpresoj se do të paraqesim të njëjtat emocione te të gjithë spektatorët në botë”, -deklaroi Ron Howard.

Filmi dokumentar pritet të debutojë në fund të vitit 2019.

Source: Televizion