Transmetuesi gjerman RTL II ka rënë dakord me Facebook për të nisur prodhimin e përmbajtjeve të reja për platformën video të rrjetit social, Facebook Watch. Përdoruesit e Watch, tashmë do të kenë akses në një numër të madh të prodhimeve të RTL II si GRIP – Das Motormagazin, Berlin – Tag & Nacht dhe Köln 50667, me një total rreth 100 orë përmbajtje.

RTL II gjithashtu do të prodhojë përmbajtje ekskluzive për Watch duke përfshirë transmetimin drejtpërdrejtë të evenimenteve, videot e prapaskenave dhe intervista.

Source: Teknologji