“20th Century Fox” njoftoi se Ryan Reynolds do të jetë protagonisti i “Free Guy”, filmi i ri i Shawn Levy që do të ambientohet në botën e videolojërave. Historia përqendrohet tek një arkëtar te një bankë (Reynolds) që zbulon se është një personazh dytësor në një realitet paralel i bazuar në videolojërat, ku përjeton aventura plot aksion dhe dhune: dy universet janë gati për të hyrë në kontakt dhe ai është i vetmi i aftë t’i shpëtojë të dyja.

Source: Televizion