Sam Smith ka vendosur të pushojë pak.

Pas anulimit të performancës së tij në festivalin e muzikës “iHeart Radio”, këngëtari ka bërë një përditësim për fansat e tij.

“Përshëndetje njerëz të bukur. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja. Kam qenë te mjeku im për zërin, në Boston. Gjithçka është mirë por unë duhet të pushoj këtë javë për t’u përgatitur për turneun tim në Azi. Më falni të gjithë. Shumë dashuri, Sam”.

Sam do të fillojë turneun aziatik më 2 tetor duke e nisur në Singapor.

Source: Tendence