Kënga “Say My Name”, një bashkëpunim mes dixhejit me famë botërore David Guetta, këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe J. Balvin, e cila u publikua pak javë më parë, shumë shpejt pritet të ketë dhe një videoklip.

Njoftimin e bëri Bebe Rexha në llogarinë e saj në “Instagram”, ku publikoi dhe disa skena nga xhirimet e videoklipit.

Kënga “Say My Name” është pjesë e albumit të ri nga David Guetta, i cili titullohet “7” dhe përmban 15 këngë me këngëtarë të njohur të muzikës rep, pop, dance dhe latine si: Nicki Minaj, Justin Bieber, Sia, Black Coffee, Anne Marie, Jason Derulo.

 

View this post on Instagram

 

Crazyyyyyyy. @hannahluxdavis @davidguetta @jbalvin #SayMyName

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Oct 24, 2018 at 2:48pm PDT

Source: Tendence