“Marvel” po përshpejton produksionin për filmin e shumëpritur mbi personazhin e Vejushës së Zezë. “The Hollywood Reporter” shkruan se Scarlett Johansson do të paguhet me 15 milionë dollarë, për të realizuar këtë projekt.

Johansson e ka interpretuar Natasha Romanov në shtatë filma, mes të cilëve “Iron Man 2”, “Avengers”, “Capitan America: Winter Soldier”, “Avengers: Age of Ultron”, “Capitan America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe në atë të radhës “Avengers 4”.

Shifra e paraqitur nga media e ngre në një standard tjetër një film rreth një personazhi, që nuk shkon më shumë se 5 milionë dollarë. Në vitin 2008, Robert Downey Jr. mori vetëm 500.000 dollarë për rolin e tij në “Iron Man”, ndërsa Chadwick Boseman rreth 2 milionë dollarë në “Black Panther”. Brie Larson, protagonistja e filmit të ardhshëm “stand-alone”, “Captain Marvel”, është paguar “vetëm” 5 milionë dollarë.

“Black Widow” do të ketë për regjisor Cate Shortland dhe për skenarist Jac Schaeffer. Filmi do të jetë një prequel i ambientuar para eventeve të “The Avengers”.

Source: Televizion