“Wireless Speaker and Audio Association” (WiSA) lançoi “WiSA Ready”, një program i ri i certifikuar për aparate televizivë, si dhe një transmetues USB, për audio HD wireless për shumë kanale.

WiSA është një protokoll për transmetim audio wireless me frekuencë të lartë deri për 8 kanale. Televizori do të lidhet me USB, që do të mundësojë transmetimin e audios, pa fije, te altoparlantët e përshtatshëm.

Certifikimi i dispozitivëve është një hap përpara për ta bërë audion pa fije një standard cilësie. Shpresohet që në të ardhmen, prodhuesit e televizorëve ta integrojnë në brendësi, pa pasur nevojën për lidhje të jashtme.

Source: Teknologji