“AMC”-ja po punon rreth një trilogjie për “The Walking Dead”, përqendruar te personazhi i Rik Grimes (Andrew Lincoln). Por, ndërsa Danai Gurira (Michonne) është ende në bisedime dhe në të ardhmen mund të realizohet një film televiziv përqendruar te Maggie (Lauren Cohan), “The Hollywood Reporter” konfirmoi se Norman Reedus (Daryl) dhe Danny McBride (Carol) kanë firmosur kontrata të majme për disa filma.

Sipas kontratave, nëse personazhet e tyre eliminohen nga seriali origjinal “The Walking Dead”, mund të marrin pjesë në një serial tjetër të së njëjtit univers, ose të kenë një film televiziv të gjithin rreth tyre, siç do të ndodhë për Rick Grimes. Kontrata e dy aktorëve i lidh për tre vjet me universin “The Walking Dead”.

Reedus do të marrë 350.000 dollarë për episod, për një total prej 50-90 milionë dollarë, ndërsa McBride do të marrë 20 milionë dollarë. Me Danai Gurira bisedimet janë më të komplikuara, duke parë se pas “Black Panther” ka marrë më shumë famë, por “AMC”-ja po vijon negociatat me aktoren, por për momentin e duan ende të pranishme në serialin origjinal.

Source: Televizion