Serena Williams u zhvesh për të luftuar kancerin e gjirit. Tenistja amerikane është pjesë e fushatës për sensibilizimin për ta parandaluar, për të cilën këndoi “I Touch Myself”, e “The Divinyls”, duke e mbuluar gjoksin me duar. “U bëra pjesë, sepse është një problem që përfshin të gjitha gratë, të të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën. Diagnostikimi në kohë është tepër i rëndësishëm. Shpresoj që kjo të ndihmojë dhe të ndërgjegjësojë femrat”, -deklaroi ish-numri një i botës në tenis.

Source: Tendence