Tom Hiddelston do të interpretojë sërish Lokin në serialin e “Disney+” dhe sipas zërave që qarkullojnë në media, aktori do të jetë Zoti i Mashtrimit edhe në “Thor: Love and Thunder”.

Fansat menduan se e panë Lokin për herë të fundit te “Avengers: Infinity War”, por festuan kur e panë sërish te “Avengers: Endgame”, gjë që hedh bazat për serialin televiziv në punim e sipër.

Sipas zërave, “Loki” do të paraqesë protagonistin duke luajtur me eventet historike, që nuk do të ketë pasoja vetëm në universin e ekranit të vogël, por mund të përdoret si strategji që Tom Hiddleston të shfaqet në “Thor: Love and Thunder”.

“Loki” nuk ka ende një datë publikimi, por është e mundur që të arrijë në vitin 2021. Ndërsa “Thor: Love and Thunder” do të debutojë në SHBA më 5 nëntor 2021.

Source: Televizion