“The Simpson” kanë arritur një kufi të rëndësishëm, sezonin 30, dhe e festojnë këtë me një logo të re. Seriali i “Fox”, në prill, theu rekordin e “Gunsmoke” me episodin 636, duke u bërë seriali më jetë gjatë në fashën e orarit të darkës në Amerikë. “The Simpson” debutuan në “primetime” më 17 dhjetor 1989. Episodi i rekordit ka dhe një homazh për “Gunsmoke”.

Gjatë këtyre viteve, seriali ka fituar 33 “Emmy Award”, rekord për një serial të animuar.

Tani, “Fox” vendosi të festojë këtë numër të rëndësshëm në një mënyrë speciale. Logoja e sezonit celebron premierën e sezonit 30, që do të transmetohet më 30 shtator në “Fox”.

Të ftuar special pritet të jenë Gal Gadot, Emily Deschanel, Jonathan Groff, Dave Attell e Pete Holmes, ndërsa episodi do të përqendrohet te Barti.

Seriali u krijua në vitin 1987 nga Matt Groening, ndërsa dubluesit e personazheve janë Dan Castellaneta, Julie Kavner, Nancy Cartwright, Yeardley Smith e Hank Azaria.

Source: Televizion