“Mr. Robot” do të përfundojë me sezonin e katërt. Episodet e reja të serialit të krijuar nga Sam Esmail do të jenë të fundit, ndërsa produksioni po bëhet gati të nisë xhirimet dimrin e ardhshëm në New York. Fillimisht sezoni i ri parashikonte tetë episode, por burimet e brendshme deklarojnë se në pritje të përfundimit të skenarit, ato do të jenë dymbëdhjetë. Të njëjtat burime thonë gjithashtu se Sam Esmail kishte menduar për mundësinë e një sezoni të pestë. Puna për shkrimin e skenarit të sezonit të katërt u nda në dy faza për të mbështetur Esmail me shkrimin e skenarit të “Homecoming”, një projekt i ri me Julia Roberts.

Source: Televizion