“Do të jem pjesë e një seriali të Paolo Sorrentino”. Kështu deklaroi Sharon Stone gjatë një interviste për “La Repubblica”, por nuk dha asnjë detaj më shumë se kaq.

Seriali duhet të jetë pikërisht “The New Pope”, pasues i “The Young Pope”, i transmetuar në vitin 2016. Konfirmimin e jep një faqe italiane që merret me audicionet dhe njofton si pjesëmarrës Jude Law, Silvio Orlando, John Malkovich dhe Sharon Stone.

Rrjedhja e ngjarjeve në serial është tepër sekrete. Bashkëprodhimi Sky-Hbo duhet të flasë sigurisht për historinë e një pape të ri. Nuk dihet se cilin rol do të ketë aktorja amerikane.

Nisja e xhirimeve është parashikuar për në nëntor. Me regji të Paolo Sorrentino, “The New Pope” ka për skenarist regjisorin në bashkëpunim me Umberto Contarello e Stefano Bises.

Source: Televizion